Grafi Dentare
"E-Ray" Yzberisht
Teknologji e Avancuar
Rrezatim Minimal
Mbrojtje Maksimale
Grafi Dentare në Yzberisht
Grafia dentare është një nga metodat diagnostikuese më të rëndësishme për vlerësimin dhe trajtimin e problemeve me shëndetit tuaj oral. Ne synojmë t’i bëjmë këto shërbime të aksesueshme nga çdo pacient, ndaj ofrojmë të gjitha llojet e grafive dentare në Yzberisht. Klinika jonë sjell cilësinë e kujdesit stomatologjik sipas standardeve dhe certifikimeve europiane. Ne disponojmë pajisjet më të fundit imazherike nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Ju mund të kryeni të gjitha llojeve e radiografive dentare pa asnjë efekt anësor, falë dozës minimale të rrezatimit që nuk mbetet në trup. Procedurat tona realizohen në pak sekonda në një mjedis modern dhe komod.
Çfarë Ofrojmë
Grafi Panoramike
Për pozicionimin e dhëmbeve në të dy nofullat dhe identifikimin e një game të gjerë problemesh dentare.
Cefalometri
Për një pamje të plotë radiografike të profilit anësor të fytyrës, dhëmbëve, nofullave dhe indeve të buta.
Skaner 3D ORL
Për pamje tridimensionale të zonës së veshit, hundës dhe fytit për identifikimin e problemeve ORL.
Skaner 3D Segmentar
Për pamje tridemsionale të një segmenti specifik të nofullës për ekzaminimin e një zone të veçantë.
Skaner 3D ATM
Për pamje tridimensionale të detajuara për diagnostikimin e problemeve me articulacionin temporomandibular TMJ/ATM.
Skaner 3D Sinuseve Maksilarë
Për pamje 3D të sinusit maksilar për diagnostikimin e sinusitit, inflamacionit të mukozës së sinuseve, etj.
Skaner 3D Maksilo- Facial
Për pamje 3D të fytyrës, nofullave, dhëmbëve dhe strukturave përreth si përgatitje për ndërhyrjet maksilofaciale.
Grafi Postero Anteriore
Për rrezatim në drejtimin postero-anterior për një pamje imazherike dy dimensionale të strukturës së nofullës.
Grafi Dore për Moshën Skeletike
Për pamje të strukturës kockore të dorës për vlerësimin e pjekurisë dhe zhvillimit të skeletit të fëmijëve.
Grafi Sektoriale 2D
Për pamje dy dimensionale të detajuara të një zone specifike të nofullës për ekzaminim të një segmenti të veçantë.
Grafi ATM
Për një panoramë të hollësishme të articulacionit temporomandibular TMJ/ATM me anë të skanerit CTBT.
Grafi e Sinuseve Maksilare
Për pamje të anatomisë së kaviteteve nazale dhe sinuseve maksilare për shqetësime të ndryshme ORL.
Grafi e Vogël Dentare
Për problemet me infeksionet e dhëmbeve, heqjen e nervit, ekzaminimin e mbushjeve të vogla, etj.
Grafi ½ Panoramike
Për një panoramë të plotë të dhëmbëve si pjesë e përgatitjes për ekstraktime dhëmbësh, implante dentare, etj.
Pajisjet Tona
Prodhimet e fundit të pajisjeve europiane dhe amerikane të certifikuara për grafi E-Ray me rrezatim minimal dhe siguri maksimale!
Axeos
Ekselenca e Imazherisë Dentare. Aparatura e fundit nga gjigandi Gjerman Sirona, leader botëror në fushën e radiologjisë dhe dentistrisë!
Vario DG Sirona
Koha më e shkurtër e ekspozimit për pamje digjitale të cilësisë së lartë me rrezatim minimal.
Heliodent Plus
Rehati për pacientin, integrim dixhital dhe funksione të të shumëllojshme diagnostikuese.
- Orthophos XG3 “Sirona”
Grafi me rrezatim minimal. Pajisje ideale për diagnostikim të problemeve dentare tek fëmijët.
- Hyperion X9 Pro “My Ray”
Pajisja më e fundit në treg. Një sistem 3 në 1 për projeksione cefalometrike dhe ekzaminime dy dhe tre dimensionale.
- Acteon
Pajisja e fundit e markës Acteon. Kombinim i teknologjisë 2D dhe 3D për përdorim të gjerë dhe të sigurt.
- Carestream CS 8100
Aparatura më e njohur për grafi panoramike. Procedurë me radiacion minimal dhe rezultate precize.
KONSULTËN TUAJ
Grafi Dentare E-Ray: Siguri për çdo pacient
Ne vlerësojmë rëndësinë kujdesit stomatologjik cilësor për pacientët kudo që ndodhen. Klinika jonë në Yzberisht ofron grafi dentare me përdorimin e pajisjeve të fundit në fushën e imazherisë, duke siguruar një eksperiencë të sigurt dhe komode.
Cilësi elitare për një diagnozë të saktë
Për diagnostikim me saktësi maksimale, ne përdorim sisteme imazherike të avancuara që paraqesin imazhe të pastra 2D dhe 3D të strukturave të gojës. Me përdorimin e pajisjeve të fundit në treg, ne sigurojmë pamje me rezolucion të lartë. Kjo na lejon të interpretojmë me kujdes elementet më të detajuara dhëmbëve tuaj.
Fokusi ynë primar është shëndeti juaj
Ne e kuptojmë shqetësimin e pacientëve në lidhje me efektet e grafive dentare. Stafi ynë i imazherisë është në dispozicion për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe për të eliminuar frikën tuaj gjatë trajtimit. Ne përdorim vetëm pajisje të certifikuara europiane dhe amerikane për të kryer grafi dentare. Këto pajisje përdorin një nivel minimal të rrezatimit, që nuk shkakton efekte anësore dhe nuk qëndron në trup pas procedurës. Për më tepër, grafitë realizohen shpejt falë sistemeve që ofrojnë një kohë të shkurtër ekspozimi.
Asistencë dhe interpretim profesional
Stafi ynë do të analizojë me kujdes rezultatet e grafisë tuaj dentare dhe do t’ju japë një shpjegim të plotë dhe të qartë lidhur me shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe opsionet e trajtimit.
Pyetjet më të shpeshta
Të gjitha pajisjet tona janë 100% të sigurta për përdorim. Orthophos XG3 Sirona është një nga aparaturat më të mira dhe më të preferuara për grafitë e fëmijëve pasi ofron pamje të hollësishmë me një dozë minimale rrezatimi.
Grafia është një nga hapat më të rëndësishëm për përgatitjen e trajtimit të implanteve dentare. Dentisti juaj do t’ju rekomandojë realizimin e një grafie dentare përpara konsultës për implanet dentare në mënyrë që të vlerësojë shëndetin e kockës tuaj, dendësinë e saj dhe strukturën e dhëmbëve fqinjë.
Lloje të ndryshme të grafive dentare janë të dizanjuara për qëllime të ndryshme. Në varësi të problemit që keni apo të trajtimit që po ndiqni, stafi ynë do t’ju rekomandojë llojin e grafisë së përshtatshme për ju.
Grafi Dentare Yzberisht
Email: info@grafidentare.com