Grafi Dentare
"E-Ray" Rruga e Durrësit
Teknologji e Avancuar
Rrezatim Minimal
Mbrojtje Maksimale
Grafi Dentare në Rrugën e Durrësit, Tiranë
Grafia është një teknikë e saktë diagnostike që zbulon në mënyrë efektive problemet dentare dhe vlerëson mirëqenien tuaj orale. Klinika jonë, e vendosur në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ofron të gjitha llojet e grafive dentare në Rrugën e Durrësit. Ne i përmbahemi standardeve dhe certifikimeve europiane, duke garantuar cilësi dhe shërbim të specializuar për çdo pacient. Të pajisur me teknologjinë më të fundit pajisjeve imazherike nga Gjermania, Italia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, ne ofrojmë grafi dentare që janë plotësisht të sigurta, me kohë ekspozimi të reduktuar dhe doza minimale. Procedura është e shpejtë dhe pa efekte anësore për pacientët e çdo moshe. Gjithçka realizohet në një ambient komod dhe modern nën kujdesin e një stafi specialistësh.
Çfarë Ofrojmë
Grafi Panoramike
Për pozicionimin e dhëmbeve në të dy nofullat dhe identifikimin e një game të gjerë problemesh dentare.
Cefalometri
Për një pamje të plotë radiografike të profilit anësor të fytyrës, dhëmbëve, nofullave dhe indeve të buta.
Skaner 3D ORL
Për pamje tridimensionale të zonës së veshit, hundës dhe fytit për identifikimin e problemeve ORL.
Skaner 3D Segmentar
Për pamje tridemsionale të një segmenti specifik të nofullës për ekzaminimin e një zone të veçantë.
Skaner 3D ATM
Për pamje tridimensionale të detajuara për diagnostikimin e problemeve me articulacionin temporomandibular TMJ/ATM.
Skaner 3D Sinuseve Maksilarë
Për pamje 3D të sinusit maksilar për diagnostikimin e sinusitit, inflamacionit të mukozës së sinuseve, etj.
Skaner 3D Maksilo- Facial
Për pamje 3D të fytyrës, nofullave, dhëmbëve dhe strukturave përreth si përgatitje për ndërhyrjet maksilofaciale.
Grafi Postero Anteriore
Për rrezatim në drejtimin postero-anterior për një pamje imazherike dy dimensionale të strukturës së nofullës.
Grafi Dore për Moshën Skeletike
Për pamje të strukturës kockore të dorës për vlerësimin e pjekurisë dhe zhvillimit të skeletit të fëmijëve.
Grafi Sektoriale 2D
Për pamje dy dimensionale të detajuara të një zone specifike të nofullës për ekzaminim të një segmenti të veçantë.
Grafi ATM
Për një panoramë të hollësishme të articulacionit temporomandibular TMJ/ATM me anë të skanerit CTBT.
Grafi e Sinuseve Maksilare
Për pamje të anatomisë së kaviteteve nazale dhe sinuseve maksilare për shqetësime të ndryshme ORL.
Grafi e Vogël Dentare
Për problemet me infeksionet e dhëmbeve, heqjen e nervit, ekzaminimin e mbushjeve të vogla, etj.
Grafi ½ Panoramike
Për një panoramë të plotë të dhëmbëve si pjesë e përgatitjes për ekstraktime dhëmbësh, implante dentare, etj.
Pajisjet Tona
Prodhimet e fundit të pajisjeve europiane dhe amerikane të certifikuara për grafi E-Ray me rrezatim minimal dhe siguri maksimale!
Axeos
Ekselenca e Imazherisë Dentare. Aparatura e fundit nga gjigandi Gjerman Sirona, leader botëror në fushën e radiologjisë dhe dentistrisë!
Heliodent Plus
Rehati për pacientin, integrim dixhital dhe funksione të të shumëllojshme diagnostikuese.
KONSULTËN TUAJ
Grafi Dentare E-Ray: Cilësi dhe Kujdes Maksimal
Ne i kushtojmë rëndësi ofrimit të kujdesit stomatologjik cilësor për pacientët kudo që ndodhen. Klinika jonë ofron grafi dentare E-Ray me anë të pajisjeve të teknologjisë së fundit në imazheri për një eksperiencë të sigurt dhe pa stres.
Saktësi dhe precizion në diagnozë
Më anë të sistemeve më të avancuara imazherike ne sigurojmë imazhe të detajuara dy dhe tre dimensionale të të gjitha strukturave orale. Duke përdorur pajisjet e prodhimit të viteve të fundit, ne sigurojmë pamje me rezolucion të lartë. Kështu, profesionistët tanë mund të interpretojnë elementet më të hollësishme të nofullës dhe dhëmbëve tuaj për një diagnozë të saktë dhe precize.
Shëndeti juaj është prioriteti ynë
Shpesh degjojmë pacientë që pyesin nëse grafitë dentare janë të dëmshme për organizmin. Profesionistët tanë të imazherisë janë pranë jush për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve në mënyrë që ju të kryeni trajtmet tuaja pa frikë. Në klinikën tonë grafitë dentare E-Ray realizohen vetëm me anë të pajisjeve të certifikuara europiane dhe amerikane. Këto aparatura punojnë me një dozë minimale rrezatimi e cila nuk shkakton efekte anësore dhe nuk mbetet në trup pas procedurës. Për më tepër, grafitë kryhen në pak sekonda falë kohës së shkurtër të ekspozimit që mundësohet nga kjo teknologji e gjeneratës së fundit.
Trajtim i veçantë për çdo pacient
Stafi ynë mjekësor do të interpretojë me kujdes rezultatet e grafisë tuaj dentare në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë. Kështu, pacientët tanë mund të bëjnë një zgjedhje të informuar për trajtimin që dëshirojnë të ndjekin. Gjithashtu, ne ofrojmë asistencë në përzgjedhjen e specialistëve më të shquar në rajon për shërbimet pasuese që ju nevojiten.
Pyetjet më të shpeshta
Ne ofrojmë gamën më të gjerë të grafive dentare duke përfshirë grafi ATM, grafi të sinuseve maksilare, grafi panoramike, cefalometri, skaner 3D, grafi postero-anteriore, grafi dore për moshën skeletike, grafi sektoriale, etj.
Në rast se dentisti ju rekomandon realizimin e një grafie të dytë brenda muajit, ju mund ta kryeni atë pa problem. Pajisjet tona ofrojnë modalitete të ndryshme lidhur me kohën e ekspozimit për një procedurë të personalizuar dhe 100% të sigurt.
Grafia dentare është metoda më e saktë diagnsotikuese për një shumëllojshmëri të sëmundjeve dentare. Ajo është gjithashtu një mjet thelbësor në planifikimin e trajtimeve dentare si implantet, graftet kockore, kurorat dentare, etj.
Grafi Dentare Rruga e Durrësit
Email: info@grafidentare.com