Grafi Dentare
"E-Ray" Komuna e Parisit
Teknologji e Avancuar
Rrezatim Minimal
Mbrojtje Maksimale
Grafi Dentare në Komunën e Parisit, Tiranë
Grafia është një nga metodat diagnostikuese më të sakta për identifikimin e problemeve dentare dhe vlerësimin e shëndetit tuaj oral. Me vendndodhje në një nga zonat më urbane të Tiranës, klinika jonë ofron grafi dentare në Komunën e Parisit për çdo pacient. Ne sjellim pranë jush cilësinë e shërbimeve sipas standardeve dhe certifikimeve europiane. Disponojmë prodhimet e fundit të aparaturave imazherike Gjermane, Italiane, Franceze dhe Amerikane. Kryeni të gjitha llojet e grafive dentare pa efekte anësore me dozën minimale të rrezatimit e cila nuk mbetet në organizëm. Procedura të shpejta dhe komode që sigurojnë rezultate të shkëlqyera!
Çfarë Ofrojmë
Grafi Panoramike
Për pozicionimin e dhëmbeve në të dy nofullat dhe identifikimin e një game të gjerë problemesh dentare.
Cefalometri
Për një pamje të plotë radiografike të profilit anësor të fytyrës, dhëmbëve, nofullave dhe indeve të buta.
Skaner 3D ORL
Për pamje tridimensionale të zonës së veshit, hundës dhe fytit për identifikimin e problemeve ORL.
Skaner 3D Segmentar
Për pamje tridemsionale të një segmenti specifik të nofullës për ekzaminimin e një zone të veçantë.
Skaner 3D ATM
Për pamje tridimensionale të detajuara për diagnostikimin e problemeve me articulacionin temporomandibular TMJ/ATM.
Skaner 3D Sinuseve Maksilarë
Për pamje 3D të sinusit maksilar për diagnostikimin e sinusitit, inflamacionit të mukozës së sinuseve, etj.
Skaner 3D Maksilo- Facial
Për pamje 3D të fytyrës, nofullave, dhëmbëve dhe strukturave përreth si përgatitje për ndërhyrjet maksilofaciale.
Grafi Postero Anteriore
Për rrezatim në drejtimin postero-anterior për një pamje imazherike dy dimensionale të strukturës së nofullës.
Grafi Dore për Moshën Skeletike
Për pamje të strukturës kockore të dorës për vlerësimin e pjekurisë dhe zhvillimit të skeletit të fëmijëve.
Grafi Sektoriale 2D
Për pamje dy dimensionale të detajuara të një zone specifike të nofullës për ekzaminim të një segmenti të veçantë.
Grafi ATM
Për një panoramë të hollësishme të articulacionit temporomandibular TMJ/ATM me anë të skanerit CTBT.
Grafi e Sinuseve Maksilare
Për pamje të anatomisë së kaviteteve nazale dhe sinuseve maksilare për shqetësime të ndryshme ORL.
Grafi e Vogël Dentare
Për problemet me infeksionet e dhëmbeve, heqjen e nervit, ekzaminimin e mbushjeve të vogla, etj.
Grafi ½ Panoramike
Për një panoramë të plotë të dhëmbëve si pjesë e përgatitjes për ekstraktime dhëmbësh, implante dentare, etj.
Pajisjet Tona
Prodhimet e fundit të pajisjeve europiane dhe amerikane të certifikuara për grafi E-Ray me rrezatim minimal dhe siguri maksimale!
- Hyperion X9 Pro “My Ray”
Pajisja më e fundit në treg. Një sistem 3 në 1 për projeksione cefalometrike dhe ekzaminime dy dhe tre dimensionale.
- Orthophos XG3 “Sirona”
Grafi me rrezatim minimal. Pajisje ideale për diagnostikim të problemeve dentare tek fëmijët.
KONSULTËN TUAJ
Grafi Dentare E-Ray: Cilësi dhe Siguri
Fokusi ynë është të ofrojmë shërbime të standardeve ndërkombëtare në Shqipëri. Ne e kuptojmë rëndësinë e kujdesit dentar të, ndaj kemi investuar në teknologjinë më të fundit për një përvojë komode për çdo pacient.
Diagnoza të sakta dhe preçize
Sistemet tona moderne të imazherisë ofrojnë pamje të hollësishme të strukturave tuaja orale. Falë pamjeve 2D dhe 3D me rezolucion të lartë, profesionistët tanë mund të diagnostikojnë dhe zbulojnë problemet tuaja dentare me saktësi. Duke përdorur prodhimet e viteve të fundit të pajisjeve imazherike, ne ju ofrojmë një mënyrë për zhvillimin e një plani trajtimi gjithëpërfshirës të përshtatur sipas nevojave tuaja specifike.
Garanci për shëndetin tuaj
Shumë pacientë shpesh shqetësohen për rrezatimin gjatë procedurave të grafive dentare. Ne i kuptojmë këto shqetësime dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar të kuptoni që shëndeti dhe mirëqenia juaj janë në duar të sigurta! Specialistët tanë punojnë vetëm me pajisje të certifikuara europiane dhe amerikane. Këto aparatura imazherike janë të dizanjuara për të realizuar grafi dentare në pak sekonda dhe me dozat më minimale të rrezatimit. Kështu ne ofrojmë grafi të hollësishme, pa asnjë efekt anësor apo komplikacione në të ardhmen.
Shërbim i specializuar për çdo pacient
Stafi ynë do të analizojë me kujdes rezultatet e grafisë tuaj dentare dhe do t’ju japë një shpjegim të plotë dhe të qartë në lidhje me shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe opsionet e trajtimit. Ne gjithashtu kemi një qasje mjekësore interdisiplinare, që do të thotë se nëse ju keni nevojë për një trajtim dentar specifik, ne do t’ju drejtojmë tek specialistët më të mirënjohur në vend.
Pyetjet më të shpeshta
Grafitë dentare E-Ray ofrojnë pamje imazherike për ekzaminimin dhe vlerësimin e problemeve si kavitetet, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, humbja e masës kockore, etj.
Numri i grafive dentare që ju nevojitet mund të përcaktohet nga dentisti juaj në bazë të nevojave tuaja dhe trajtimit që po ndiqni.
Falë pajisjeve tona të fjalës së fundit në imazheri, grafitë E-ray mundësojnë përftimin e imazheve të detajuara 2D dhe 3D me një dozë tepër të ulët rrezatimi, e cila nuk mbeten në trup dhe nuk shkakton asnjë lloj efekti në organizëm.
Grafi Dentare Komuna e Parisit
Email: info@grafidentare.com